Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Tiranë, në fshatin Gjorm, ku dy automjete janë përplasur ditën e sotme.
Mësohet se nga aksidenti ka mbetur i plagosur një person me iniciale S.T, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë dhe po merr kujdesin mjekësor të nevojshëm.
Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të aksidentit.