Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Vlorës, ku një 30 vjeçar është hedhur nga kati i 8 i një pallati dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Aleksandria” dhe viktima dyshohet të jetë vetë-hedhur, ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për zbulimin e shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.
Mësohet se viktima ishte babai i një fëmije ndërkohë që bashkëshortja e tij është shtatzënë dhe prisnin një fëmijë tjetër.
30 vjeçari ka lënë të shkruar edhe një letër në shtëpi në të cilën ai ka lënë amanet për fëmijët dhe gruan ku i kërkon edhe falje për këtë të fundit.
Pamje nga FaxWeb: