Sapo ka përfunduar takimi i ambasadorit të BE në Tiranë, Luigi Soreca me krerët e disa prej partive opozitare.
Takimi ka nisur në orën 16:00 në zyrat e delegacionit të BE dhe ka zgjatur për një orë. Mësohet se temë e diskutimeve ka qenë situata politike në vend.
Në këtë takim morën pjesë Fatmir Mediu, Vangjel Dule, Nard Ndoka dhe Dashamir Shehi.
Në një deklaratë për mediat, kreu i PR-së Fatmir Mediu u shpreh se, Soreca është pro dialogut, ndërsa shtoi se do ti bëjnë thirrje presidentit të Republikës të thërrasë një tryezë pozitë-opozitë për zgjidhjen e ngërçit politik në vend.