Ish deputeti i LSI-së, Petrit Vasili i është përgjigjur ish-ministrit të drejtësisë Ylli Manjani, i cili ka cituar sot kryeministrin Rama i cili thotë se “shitblerjen e votave e bën LSI. Duhet larguar ajo parti që të ndalohet shit-blerja e votave…”
Replikat pyetje përgjigje Vasili-Manjani:
Manjani: Interesant!
Kryeministri ka thënë sot se: “shitblerjen e votave e bën LSI. Duhet larguar ajo parti që të ndalohet shit-blerja e votave…”
Një Kryeministër, pa dyshim di shumë gjera, ndaj po e marr të mirqenë për një moment atë që Ai thotë.
Por kjo nuk më ndihmon ti pergjigjem drejt këtyre pyetjeve:
- Këto personazhet që u zunë në përgjime, (dosja 339 dhe 184) nuk janë të PS?! Janë të LSI?!
- Po pse i lutej e i jargavitej LSI për të vazhduar koalicionin?! A ishte LSI “e keqja” e zgjedhjeve?
- Mos ka patur gjë idenë se donte të bënte koalicion me “blerësit e votave”?!
- Kush nga LSI bleu vota?! Pse qeveria që tashmë ka drejtësinë e Policinë që do, nuk e arreston dhe dënon blerësit e votave?
- Këtë nxjerrjen nga loja të LSI e ka si vendim qeverie, apo pjesë të kulturës moniste që tashmë e karakterizon? Akoma nuk zuri mend nga gabimi me batutën “ndjesë pastë LSI”?!..
Shumë përçart duket kjo logjikë…
P.S. Nuk e di se çfarë mendon LSI për këtë deklarim te Kryeministrit, por desha thjesht të ndihmoj çuarjen deri në fund të llogjikës së “fajtorit që kërkon ta hedhë fajin e vet ku të mundet”.
Vasili: Pergjigje e detyruar Ylli Manjanit!!!
Ylli Manjani pyet pak me pare se :
A jane te PS personazhet e dosjes 339 dhe 184?
Persa vdiq ky Edi Rama te bente aleance me LSI kur paska qene e keqja?
Manjani them se gabon me pyetjet e tij sepse:
Gabon se perdor logjiken ku flet per Edi Ramen.
Gabon se kujton se Edi Rama eshte kryeminister dhe mund te arsyetoje si i tille.
Gabon kur i drejtohet edhe moralisht Edi Rames duke menduar se ka moral.
Meqenese Manjani pyet edhe se cfare mendon LSI per kete, ja pergjigja ime :
1.Per Edi Ramen logjika nuk ekziston,nuk e ka, se per te logjika eshte sic thote populli “ku di derri ç’eshte nderi”.
2.Edi Rama nuk eshte kryeminister eshte thjesht nje karikature moniste,qe i flet nje parlamenti kabesire moniste,pra eshte nje i lajthitur qe flet me vete.
3.Edi Rama s’ka moral politik dhe moralin politik as e njeh hic,per moralin e tij vlen thenia popullore vunjotase “gjalpe ne lekure te qenit”.
4.Por ky dereziu eshte edhe monist edhe frikacak per vdekje.
5.Frikacakun nga dosja e unazes se re,nga dosja 339,nga dosja 184 nuk e shpeton dot njeri ne bote,se dosjet i kane te gjithe dhe ai dhe rilindja jane kapur me presh ne dore si hajdute te zgjedhjeve bashke me kriminelet dhe do pergjigjet deri ne nje.
6.Qe Edi Rama me rilindjen bleu zgjedhjet me kiminele kete nuk e luan topi dhe kete e di dhe shqiptari me i fundit.
Drejtesia vonon, por nuk harron kurre dhe Edi Rama do ta vuaje rende kete faj ku dhe te tijte do deshmojne kunder tij,sic kane filluar ta bejne….
7.Ky monisti karikature bashke me guaket, bretkocat dhe shkollepaktet,qe ka perpara dhe nga mbrapa…jane thjesht nje sindikate e te marreve,qe ska lidhje me politiken, por thjesht me nje Lej Fenizem idiot.
Ndaj Manjan ne respekt maksimal te logjikes dhe koherence tende te lakmueshme, kiji parasysh, per sa ta gjykosh edhe keto qe une mendoj per karikaturen moniste apo hajdutin e zene me pras ne dore.
Miqesisht petrit.