Koordinatori i ri i partisë “Bindja Demokratike” ka bërë një paralelizëm të karrierës të tij politike me yllin e futbollit Cristiano Ronaldo.
“Kjo është një gjë që nuk e kisha menduar më parë, por kam përshtypjen se është si ndjesia e Ronaldos kur ka shkuar te Juventus pasi qëndroi te Real Madridi për një kohë të gjatë. Janë gjëra që ndodhin në jetë”, tha Patozi.
Sot u dorëzua dokumentacioni për regjistrim në gjykatë i Bindjes Demokratike, shoqëruar me 4 mijë firma mbështetësish. Ndërkohë kujtojmë se Patozi më parë ka përfaqësuar Partinë Demokratike, si deputet i kësaj partie.