Partia Socialiste ka mbledhur mesditën e sotme grupin parlamentar, ndërkohë nuk ka qenë i pranishëm kryeministri Edi Rama.
Mësohet se mbledhja u drejtua nga kreu i grupit Taulant Balla. Burimet bëjnë me dije se në javën e parë të majit do të mblidhet edhe Asambleja për kandidaturat e kryebashkiakëve. Raportohet se Balla u jep porosi deputetëve të jenë më të angazhuar dhe prezentë në zonat elektorale.
Gjithashtu mësohet se në këtë mbledhje është paraqitur një kërkesë nga deputeti Bashkim Fino, për uljen e pagave për policinë gjyqësore, me argumentin se janë mbi pagën e presidentit, por kjo kërkesë nuk u pranua nga deputetët e tjerë të PS.