Maqedonia e Veriut ka mbajtur këtë të djelë raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, i cili është dhe procesi i parë zgjedhor që zhvillohet nën emrin e ri të vendit.
Procesi i votimit është përmbyllur rreth orës 19:00 ndërsa tani ka filluar numërimi i votave nga ana e anëtarëve të komisioneve komunale zgjedhore.
Në këto zgjedhje, për president garuan Blerim Reka, i mbështetur nga Alenaca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa, Gordana Siljanovska e mbështetur nga VMRO-DPMNE-ja si dhe Stevo Pendarovski i mbështetur nga koalicioni qeverisës.
Raportohet se nga 1.8 milionë shtetas të regjistruar për të votuar, deri në orën 18:30 vetëm 39.71 % e tyre e kishin ushtruar këtë të drejtë, ose rreth 660 mijë votues.