Shtyhet për seancën tjetër kërkesa e Partisë Socialiste për afatin e komisionit të reformës zgjedhore.
PS kërkoi shtyrjen e Komisionit të Reformës zgjedhore më 28 Nëntor, ku të përfshihej edhe diskutimi për sistemin zgjedhor.
Ndërkohë kujtojmë se kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla i dërgoi dje letër kryeparlamentarit Gramoz Ruçi propozonte që të shtohen edhe çështjet e sistemit zgjedhor në Shqipëri, objekti i veprimtarisë të realizohen me disa faza si dhe afati të shtyhet për datën 28 nëntor 2019.