Katër persona janë plagosur nga goditja e një rrufeje në hyrjen e Akropolit.
Ngjarja ka ndodhur në pikëshitjen e biletave, duke e shkatërruar plotësisht kioskën e vogël dhe duke lënë të plagosur 2 punonjëse dhe 2 turista.
Turistët u plagosën nga xhamat e thyer, ndërsa punonjëset nga forca e rrufesë.
Moti i keq ka kapur prej ditësh Athinën me shira të fuqishëm madje dhe breshër.