Agjensia amerikane e hapësirës NASA, ka zbuluar një planet të ri i cili mund të ketë jetë.
Shkencëtarët besojnë se planeti “Pi”, 53 vite dritë larg tokës mund të ketë jetë ose të jetë një vend ku njerëzit do mund të emigrojnë.
Në videon e dërguar nga anija kozmike mund të shihet se planeti ‘Pi’ është satelit i një ylli diellor.
Anija kozmike quhet TESS dhe është dërguar nga NASA për zbulimin e planeteve në hapësira jashtë sistemit tonë diellor.