Gjatë një operacioni në ujërat ndërkombëtar të Detit Mesdhe janë zbuluar 5 ton drogë ndërsa kanë përfunduar në pranga 13 persona.
Operacioni i koduar “Bashkimi” u zhvillua në bashkëpunim mes policisë turke, xhandarmërisë dhe rojeve bregdetare.
“Rreth 230 persona të sigurisë kontrolluan anijen. Një total prej 13 të dyshuarish, duke përfshirë gjashtë anëtarë të ekuipazhit u ndaluan në të gjithë Turqinë gjatë operacionit të përbashkët për akuzat e trafikut të drogës”, raporton AA.