Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka mbajtur sot një konferencë për shtyp në lidhje me protestën e djeshme të opozitës.
Lleshaj u shpreh se protesta ishte e turpshme për faktin që u përdor dhunë ndaj institucioneve dhe efektivëve të policisë.
Ai u kërkoi ndjesë të gjithë familjarëve të të plagosurve ndërsa u bën thirrje të gjithë shqiptarëve të mos bëhen më pjesë ë këtyre tubimeve.
Ministri tha se pjesëmarrja në protestë nuk ishte e madhe, gjë që fakton sipas tij mbështetjen e dobët që ka opozita në këto momente.
Ai nuk la pa përmendur edhe përdorimin e këngëve dhe Himnit Kombëtar gjatë protestët, nëpërmjet të cilave opozita inspiron njerëz të verbër.