Ish deputeti i Partisë Demokratike, Xhemal Gjunkshi ka publikuar disa foto nga Spitali i Traumës në Tiranë ku dallohet se si një protestues i plagosur mbahet me pranga.
Gjunkshi ka bërë një vizitë në orët e vona bashkë me ish deputetin Bradh Spahia tek Trauma, ndërsa ka ndarë këtë moment.
“Dhunë shtazarake e policisë kundrejt qytetarëve protestues. Janë me dhjetëra rastet e keqtrajtimit dhe dhunimit të qytetarëve të ndaluar. Ne ishim dhe pamë nga afër protestuesit e dhunuar në urgjencën e spitalit të traumës . Policia , e pa aftë për të ndaluar bandat e krimit të organizuar, ne kundershtim me ligjin, mban të lidhur me pranga qytetarin në kushtet e shtrimit spitalor dhe tenton të na pengojë edhe neve”, shkruan ai.