Një shtetas shqiptar i dënuar nga Gjykata e Durrësit me 15 vjet burg për veprën penale,”Trafikim i femrave për qëllim prostitucioni”, është ekstraduar ditën e sotme nga Athina në Tiranë.
Zyra Qëndrore Kombëtare e Interpolit në Tiranë, ekstradoi nga Athina/Greqi, drejt Shqipërisë shtetasin shqiptar: Astrit Dule, 48 vjeç, lindur në Fier.
Raportohet se ky shtetas ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës e ka dënuar me 15 vjet burg për veprën penale,”Trafikim i femrave për qëllim prostitucioni”.