Policia e Elbasanit ka arrestuar në flagrancë një 22 vjeçar pasi qarkullonte me armë zjarri në qytet.
Në pranga është vënë shtetasi E.K., 22 vjeç, banues në Elbasan.
Arrestimi i tij u bë në lagjen “Shënkoll”, pas informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas dyshohet se qarkullonte në qytet me armë zjarri,
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit tip kallashnikov.