Disa të shtënat me armë zjarri janë regjistruar pak minuta më parë në lagjen numër 17, në qytetin bregdetar, Durrës.
Një konflikt mes dy personave ka degjeneruar deri në përdorimin e armëve.
Ende nuk dihen nëse ka viktima dhe shkaqet për të cilat ka ndodhur ngjarja.
Policia e Durrësit ka shoqëruar në polici dy personat e përfshirë në konflikt, si dhe pritet të merren në pyetje edhe dëshmitarët okularë.