Pas grabitjes spektakolare që u bë gjatë ditës së djeshme në Rinas, ka thyer heshtjen zëvendëskryeministri Erion Braçe.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Braçe ka përgëzuar Policinë e Shtetit për aksionin e ndërmarrë, dhe ka kërkuar kapjen sa më të shpejtë të grabitësve të tjerë.
“Prioritet tani kapja e banditëve! Ndaj mbështetje për çdo oficer të policisë të përfshirë në hetime e operacionin e pandërprerë në terren! Pas kësaj, padiskutim analizë e plotë e çdo elementi që ka cënuar rëndë sigurinë nga bankat në aeroport, masa të forta për çdokënd!”, shkruan Braçe në reagimin e tij në rrjetet sociale.
Kujtojmë se kryeministri Rama ndodhet në një vizitë në Monako, dhe derimë tani nuk ka bërë asnjë koment lidhur me ngjarjen.