Presidenti i vendit, Ilir Meta kërkon rifillimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, Meta shprehet se të dy këto vende duhet të synojnë marrëveshjen përfundimtare duke respektuar vlerat e BE-së.
“Vendimtare që Kosova dhe Serbia të rifillojnë dialogun duke synuar marrëveshjen përfundimtare të qëndrueshme e të zbatueshme, respektimin e vlerave të Bashkimit Europian, normalizimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe forcimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor. #OSCE #OSCEPA”-shkruan Meta.