Ministri i Mbrojtjes i Serbisë Aleksandar Vulin tha se do të angazhohet për një ndarje të Kosovës dhe për një përcaktim të qartë kufitar mes shqiptarëve dhe serbëve. Për Vulin, ndarja e mundshme e Kosovës duhet të vendoset me referendum nga populli
Në intervistën dhënë për “Vecernji Novosti”, Vulin tha se “Shqipëria e Madhe është krijuar tashmë’.
“Shqipëria e Madhe është krijuar tashmë. Çështja është se sa pjesë të shteteve të tjera do të përfshihen. Me hyrjen e Maqedonisë Veriore në NATO, të gjithë shqiptarët, duke përjashtuar dy komunat në Serbi, do të jetojnë në një zonë unike të sigurisë dhe hapësirën politike të NATO-s. Të gjithë shqiptarët kudo jetojnë, udhëhiqen nga Tirana. Sa më shpejt që t’i ndajmë shqiptarët prej nesh, aq më lehtë do ta kemi të përparojmë”, tha më tej Aleksandar Vulin.