Aktoret e mirënjohura të Hollywood, Lori Loughlin dhe Felicity Huffman janë bërë pjesë e një skandali pasi falsifikuan notat e fëmijëve, në mënyrë që t’i regjistronin në universitetet më prestigjioze, si “Georgetown”, “Stanford”, “Universiteti i Kalifornisë Jugore”.
Ata dolën para gjykatës dhe u njohën me akuzat, për të cilat ligji parashikon dënim nga gjobë prej 250 mijë dollarësh deri prej 20 vite burg. Çdo vendim sigurisht do të ndikojë në karrierën e tyre, por pritet që yjet e Hollyëoodit të marrin masën më të lehtë.
Kjo hapësirë në ligj dhe fakti që dy aktoret mund të favorizohen ka ngjallur reagime të ashpra. Qytetarët kërkojnë që edhe ato si gjithë të tjerët të trajtohen në mënyrë të barabartë para ligjit. Ndërkohë vajzat e Lori Loughlin, Olivia dhe Bella u çregjistruan nga universiteti pas këtij skandali.