Ish-deputeti demokrat Agron Shehaj ka deklaruar se çdo ditë e më shumë qytetarët po i afrohen opozitës.
“Sot në Shqipëri ka dy botë të ndara: opozita dhe populli i thjeshtë në njërën anë dhe Rama bashkë me oligarkët, të korruptuarit, kriminelët, hajdutët, në anën tjetër.” -shkruan Shehaj.
Postimi i Plotë:
Qytetarët po i bashkohen çdo ditë opozitës dhe kauzës së saj dhe së bashku janë sot shumica, përballë një qeverie e cila i ka braktisur, i ka shpërfillur dhe i grabit çdo ditë. Sot në Shqipëri ka dy botë të ndara: opozita dhe populli i thjeshtë në njërën anë dhe Rama bashkë me oligarkët, të korruptuarit, kriminelët, hajdutët, në anën tjetër. Këtë e ndjen dhe e shikon kudo në Shqipëri dhe nuk ka nevojë fare për sondazhe, edhe pse të gjitha sondazhet e konfirmojnë këtë të vërtetë.