Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me banorët e Radomirës të Kalasë së Dodës, mëngjesin e sotëm.
Duke parë situatën e zonës, Kryemadhi thekson se nuk ka pasur asnjë subvencionim për blegtorët si dhe numri i bagëtive ka pësuar ulje drastike, duke e krahasuar me uljen e fondit të subvencioneve për bujqësinë në buxhetin e shtetit.
Postimi i plotë
Sot kafen e mëngjesit në Radomirë të Kalasë së Dodës, me njerëzit fisnikë të kësaj zone.
Asnjë subvencionim për blegtorët në këtë zonë.
Numri i bagëtive ka pësuar një ulje drastike, ashtu si edhe fondi i subvencionimeve për bujqësinë në buxhetin e shtetit, që është ulur me rreth shtatë herë. ?#ShqipëriaShtëpiaJuaj