Kryetari i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla ka deklaruar se Kuvendi i Shqipërisë është legjitim.
Në fjalën e tij në parlament Balla tha se partitë politike që nuk hyjnë në zgjedhje, nuk janë më partidhe se ata e humbin të qenit parti.
Balla iu ka bërë thirrje opozitarëve që të hyjnë në zgjedhje dhe të mos bojkotojnë, duke shtuar se i vjen keq që PD dhe LSI po vetëshkatërrohen dhe nuk hyjnë në zgjedhje.
“Ky është një parlament legjitim, sigurisht. Kjo sepse ne i jemi përmbajtur totalisht kushteve të KQZ dhe kemi qenë korrekt me të gjithë aktorët e mundshëm në procesin demokratik të zgjedhjeve. Sistemi zgjedhor e ka burimin në Kushtetutë”, tha Balla.