Një ditë pas vrasjes së radhës në Shkodër, kryeqendra e Veriut është gdhirë e frikësuar. Arqipeshkvi i dioqezës Shkodër-Pult, Angelo Massafra në meshën e shenjtë të së djelës ka reaguar në lidhje me këto ngjarje.
“Vetëm si shkak i krenarisë që kemi, kur gabojmë disa pranojnë që t’i fusin plumb kokës dhe të mos tërhiqen, edhe kur e dinë se janë gabim. Kjo nuk është gjëja e duhur”, ka thënë kleriku. Imzot Massafra bëri thirrje që askush të mos i bëj keq tjetrit dhe të japin faljen. Kjo është e vetmja mënyrë për të shkuar pranë Zotit në parajsë.