Një aksident hekurudhor ka ndodhur në linjën Milano-Asso, ku dy trena janë përplasur mes tyre. Raportohet se si pasojë e përplasjes gjashtë pasagjerë kanë mbetur të plagosur jo në gjendje të rënde.
Në vendngjarje kanë ndërhyrë tre ambulanca dhe helikopteri. Qarkulli është ndërprerë në linjën Milano-Asso mes Arosio dhe Mereno, duke u krijuar një shërbim zëvendësues me autobus.
Sipas departamentit të Mbrojtjes civile, në aksident u përfshinë rreth 70 njerëz, por që fatmirësisht nuk kanë pasur lëndime. Trenord ka hapur një hetim për ngjarjen.