Top Channel, TV Klan dhe Prokuroria e Përgjithshme në kërkim të korrupsionit të shekullit! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Top Channel, TV Klan dhe Prokuroria e Përgjithshme në kërkim të korrupsionit të shekullit!

15:45 | 28/03/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Nga Ermal Mulosmani

Mbrëmë, në kohën kryesore të mbrëmjes, dy televizionet më të rëndësishme kombëtare, ishin në kërkim të korrupsionit më të madh të shekullit në këtë vend!

Në orën 21.00, në “Top Story”, po zhvillohej një hetim i denjë për Sherlock Holms-in. Hetuesit televizivë kishin shkuar edhe në Amerikë dhe po kërkonin t’ia gjenin rrënjët komplotit ndërkombëtar.

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Ndërsa në TV Klan ishte ftuar një ish deputet i PS-së, ish gazetar, ish i akuzuar penal për mosdeklarimin e 1 milion dollarëve dhe po i çirrte maskën të njëjtin komplot… Më e keqja e këtij ishi është se mburret duke  deklaruar: “Jam shpallur i pafajshëm”. Alfred, je shpallur i pafajshëm për turpin tënd dhe të Gjykatës, jo për hir të së vërtetës dhe dokumenteve.

Ishte avokati më i keq i mundshëm për të luftuar një rast shkeljeje ligjshmërie.

Të dyja dy këto emisione, vinin si përgjigje e “Deklaratës së Prokurorisë”, e cila, nga ana e vet, e fillonte deklaratën e vet me shprehjen “Në përgjigje të interesit të mediave”. Pula vezën apo veza pulën.

Pra, Prokuroria bën deklarata të ndërmjetme, në mes të hetimit, siç nuk ka ndodhë kurrë më parë, pasi ka një “Interes të jashtëzakonshëm të mediave”. Ndërsa mediat “bëjnë emisione, sepse Prokuroria bën deklaratë”. Por, çfarë është ky interes kaq i madh mediatik për këtë çështje?

Në mënyrë të përmbledhur, çështja është kështu. Partia Demokratike akuzohet se i ka paguar një kompanie lobimi amerikane 675,000 dollarë për të ndikuar në raportet e saj me shtetin më të fuqishëm në botë.  Nga këto para Partia Demokratike ka deklaruar vetëm 25,000 Euro në deklarimet zyrtare të saj.

Pjesa tjetër është paguar tek lobuesi amerikan nga një kompani tjetër, skoceze. Përfituesi i kësaj shume, kompania e lobimit amerikane, thotë që këto para janë paguar për llogari të Partisë Demokratike.

Partia Demokratike thotë jo.

Duket qartë që është nonsens, pra nënkuptohet që paratë janë ose të Partisë Demokratike ose të ndonjë sponsorizuesi të saj.

Kujdes, jo të publikut.

Por, i gjithë problemi sipas të ftuarve nuk janë 650 mijë dollarët e paguara Amerikës. Fundja ish-deputetit socialist, personalisht, i janë gjetur gati dyfishi i këtyre parave të padeklaruara. Prandaj kjo nuk është ndonjë shumë e rëndësishme për të.

Problemi kryesor, sipas tij, është që rrënjët e kompanisë skoceze të çojnë në dy biznesmenë rusë….

Të thuash për Donald Trumpin që është investuar para dhe agjenturë ruse është një gjë shumë serioze. Por, të thuash që për Lulzim Bashën është bërë e njëjta gjë është shumë qesharake. Por, pse po ndodh  kjo rritje e ndjeshme në rang e Lulzim Bashës dhe e një Partie që ndodhet në ditët më të zeza të saj?

A nuk e pagoi edhe taksisti amerikan, Bilal, një foto të Kryeministrit Rama me Barak Obamën sa qimet e kokës? Ai i shkreti u fut edhe në burg. M’u dhimbt’ boll. Por, Prokuroria shqiptare nuk hapi ndonjë hetim. As jepte njoftime të ndërmjetme se si po shkojnë hetimet, as e thirri fare Kryeministrin për spektakël mediatik.

KJo gjë ndodh, sepse janë disa halle, disa çështje që duhen depozituar në harresë. Mbi të gjitha Unaza e Re dhe dosja e Gjushit.

Pse Prokuroria nuk jep njoftime të ndërmjetme për hetimet e vjedhjeve të Unazës së Re?  A po gjendet kund Avdjol Dobi? Çfarë po bëhet me hajdutët shtetërorë të tenderturpit, Unaza e Re? Në çfarë faze janë hetimet për ish-drejtorin e ARRSH-së, ish-drejtorin e OST-së, ish-ministrin e Infrastrukturës që u kapën duke vjedhë 20 milionë para publike?

A u konfiskua garancia e ofertës së Unazës për 2 milion Euro e DH Albania? Po e tenderit të energjisë për 1,8 milion Euro? Apo shkuan për lesh?

Po dosja e Gjushit dhe e Avduljave për vjedhjen e votave si po ecën? Apo vjedhja e votave nuk ka “interes të madh mediatik” ndërsa paratë e Partisë Demokratike po.

Jo zonja Prokurore e Përgjithshme ose e Tiranës, një qytetari shqiptar, të përgjegjshëm, i interesojnë vjedhjet e parave publike, vjedhja e votave. Këto janë çështjet më të rëndësishme.

Ndërkohë, kjo nuk do të thotë që mos të hetohet edhe Lulzim Basha. Edhe të japë llogari deri në një sipas ligjeve. Por, pa spektakël mediatik, në mënyrë të heshtur se kjo gjë është krejt e parëndësishme…

Shih një herë zonja Prokurore mos na jep ndonjë “njoftim të ndërmjetëm” për çështjet që thashë më lart.

/gazetaexpress.com/

Etiketa: Ermal Mulosmanikorrupsioni i shekullitprokuroria e pergjithshmeSherlock HolmsTop ChannelTV Klan

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

nga 27 ok
15:59 | 03/12/2025
0

Gjykata Kantionale e Tuzlës në Bosnje-Hercegovinë ka dalë me një vendim të fortë që mund të ndryshojë rrënjësisht mënyrën si...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Përdhunuan turisten e huaj, Salvini: Të kastrohen kimikisht

Përdhunuan turisten e huaj, Salvini: Të kastrohen kimikisht

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com