Ish-trajneri i Çelësit, Hoze Murinjo, ishte një nga të parët që uroi kampionin e botës në peshat e rënda, version IBF, Antoni Xhoshua, i cili ka fituar mbrëmë ndeshjen me Çarls Martin. Portugëzi e ndoqi performancën e jashtëzakonshme të boksierit britanik nga pranë ringut dhe menjëherë pas përfundimit nxitoi për në dhomat e zhveshjes, ku u prit me entuziazëm nga kampioni, i cili vetëm në raundin e dytë e hodhi dy herë “knock doën” rivalin e tij Martin.