Mijëra protestues marshuan në rrugët e Beogradit, kundër qeverisjes autokratike të presidentit Aleksandar Vuçiç dhe mediave të njëanshme gjatë mbulimit të manifestimeve.
Mijëra protestues u mblodhën para ndërtesës së radio-televizionit serb, duke kërkuar liri të mediave. Ata kanë mbajtur në duar trëndafila të kuq dhe qirinj në përkujtim të gazetarëve që janë vrarë në Serbi në 30 vjetët e fundit.
Protestat antiqeveritare “Një në pesë milionë” mbahen në Beograd çdo të shtunë qysh më 8 dhjetor të vitit të kaluar. Protestuesit kërkojnë më shumë hapësirë në televizionin publik, pastaj zbulimin e urdhëruesve dhe kryesve të, siç thonë, sulmeve ndaj qytetarëve, gazetarëve, aktivistëve dhe politikanëve, si dhe publikimin e “planit për zgjidhjen e çështjes së Kosovës”.