Tifozëria e organizuar e Kombëtares, “Tifoza Kuq e Zi”, ka shpalosur një koreografi speciale për ndeshjen kundër Turqisë.
Në çastin kur po ekzekutoheshin dy himnet kombëtare, TKZ ka shpalosur një koreografi gjigante të kalasë së Krujës, simbol i rezistencës historike të shqiptarëve nën drejtimin e Skënderbeut, kundrejt pushtimit otoman.
Kalaja shoqërohej nga një mesazh i qartë: këtu fitojmë ne!