Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi e ftuar në emisionin “Kjo Javë” me Nisida Tufën në News 24 ka komentuar gjerë e gjatë situatën politike në vend.
E pyetur rreth prurjeve të reja në Kuvend, nga rradhët e LSI-së, Ylli Shehun dhe Ralf Gjoni, Kryemadhi me indinjatën më të madhe u shpreh se nuk ia vlejnë minutat e emisionit për të komentuar ‘këta të dy njerëz’.
“Nuk mendoj që minuta dhe sekondat e misionit tuaj ia vlen për të komentuar këta të dy njerëz. Meqë Ralfi ka marrë urdhër nga SHBA. Uroj që problemet e tij familjare të zgjidhen”, -tha Kryemadhi.