Përse mban jelek antiplumb dhe prej kujt ka frikë Ronaldo i Rilindjes?! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përse mban jelek antiplumb dhe prej kujt ka frikë Ronaldo i Rilindjes?!

10:45 | 12/03/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Read more

E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –

365 milionë euro për 17 kilometra rrugë –

Nëse arrijmë një marrëveshje, do të takohem me Udhëheqësin Suprem të Iranit! –

Nga Kreshnik Osmani
Gjatë vizitës më të fundit në Itali, me qëllim përmirësimin e imazhit të Shqiperise, prej gomave te djegura nga rebelet e Tajmurit Lindor në Tiranë, Kryeministri i Shqipërise i deklaroi Bruno Vespës se kundërshtarët e tij politikë ishin xhelozë për të dhe se ai ishte një fare Ronaldoje i pakonkurrueshëm, shumë i rrezikshëm në mbrojtje, në mesfushë dhe në sulm që nuk ka askush mundësi ta ndalë dhe se ai do të vazhdojë të shënojë aq gola sa të ketë dëshirë tek porta e kundërshtarëve të tij për aq kohë sa do të mundet.
Nuk është shumë e vështirë të kuptohet se kryeministri i vendit është i përfshirë nga forma të komplikuara të delirit të cilat ia dikton edhe pushteti që ai akumulon prej kaq shumë viteve. Ai e ndjen se është superior ndaj të gjithë lojtarëve të tjerë politikë në vend, për arsye që pjesa më e madhe e njerëzve në këtë vend i dinë dhe i kuptojnë. Një pjesë e mirë e opozitës që ka përballë janë investimi i tij i drejtpërdrejtë ose indirekt, një pjesë janë vërtetë lojtarë shumë të dobët dhe një pjesë tjetër janë shumë të urryer prej shqiptarëve, pasi kanë qenë në pushtet më parë dhe janë bashkëmëkatarë në dhimbjet dhe vuajtjet e shqiptarëve. Ndërsa pjesën tjetër që mund të bëjë një farë rezistence ose e shantazhon me bizneset e tyre ose i blen me format që njihen prej pushteteve korruptive.
Shqipëria është përfshirë nga një valë e fortë protestash që pritet të vijojnë edhe në ditët, javët dhe muajt në vazhdim, në varësi të klimës dhe të zhvillimeve në Europën politike, por edhe përtej Oqeanit. Kjo urrejtje e madhe popullore që është akumuluar prej këtyre viteve të qeverisjes së Ramës, më shumë se mbështetje për krerët e opozitës aktuale është një refuzim masiv popullor për filozofinë e qeverisjes së Rilindjes përgjatë gjashtë viteve, nëse vërtetë, na lejohet ta cilësojmë si filozofi një katrahurë të tillë.
Analistët e oborrit përpiqen me tyrlilloj marifetesh prej kalemxhinjsh tinzarë të enjtur në para e favore, që të shikojnë imoralitetin e krerëve të Opozites si të vetmen alibi për të forcuar pozitat e padronit të tyre, por as kjo teori nuk është se po arrin t’i bindë shqiptarët. Ata janë të gatshëm që t’i bashkohen çdo lloj mbeturine politike të së shkuarës vetëm për të shpëtuar prej Rilindjes dhe prej dhimbjeve që shkakton ajo çdo ditë.
Përpara dy ditëve, një foto e kryeministrit në të cilën duket qartë se ai ka veshur antiplumb, është komentuar shumë prej shtypit dhe pyetja që lind natyrshëm këtu është, prej kujt ka frikë kryeministri i Shqipërisë?!
Që një kryeministër të veshë antiplumb në momente të caktuara, kjo nuk mund të përbëjë lajm, pasi kjo është një masë që vlerësohet nga njerëzit përgjegjës për sigurinë e tij, por në momente kritike si këto, kur populli po tenton të ngrihet i gjithi në revoltë, pavarësisht se kush e thërret në protestë, dhe në kushtet kur Rama ka anatemuar vazhdimisht antiplumbet e Berishës gjatë kohës kur ai ishte në pushtet, kjo “kërcet” apo stonon pak.
Lideri popullor që kërcen me gratë këtu, që puth duar plakash atje, që përqafohet me popullin e thjeshtë, që bën batuta dhe i bën masat për të qeshur shfaqet me jelek antiplumb befasisht. Në fakt, personalisht unë nuk jam i prirur ta shoh këtë zbulim si një pakujdesi të fotografit të Ramës, por më duket si nje pakujdesi e vullnetshme që ka për qëllim të përçojë disa mesazhe, me i rëndësishmi i të cilëve është se ai tashmë ka nisur të ruhet fort dhe të rrisë masat e sigurisë.
Prej kujt ka frike Ronaldo i Rilindjes?! Kjo është pyetja që lind menjëherë këtu. Në këto kohëra të turbullta për vendin, rajonin dhe botën, cila është loja e Ramës?! Miku i Sorosit dhe i Trump. Miku i liberalëve dhe i konservatorëve. Miku i Vuçiçit dhe i Kosovës. Miku i Uashingtonit dhe i Moskës. Miku i Greqisë, Turqisë dhe i Italisë. Miku i RAI-t dhe i Al-Jazeera-s. Miku i Erdoganit dhe i Gylenit. Miku i kriminelëve dhe i trafikantëve më të famshëm në Shqipëri. Miku i të gjithë këtyre, nuk është shumë e qartë se kë ka premtuar dhe kë ka genjyer. Nuk është fort e qartë se kujt mund t’i japë atë që i ka premtuar dhe kujt do t’i dalë fjale.
A do të mund t’ia japë Moskës Veriun e Kosovës?! A do të mund t’ua japë amerikanëve atë çfarë u ka premtuar?! A do të mund t’ia japë Greqisë detin e premtuar?! A do të mund t’u japë të gjithëve çfarë u ka premtuar?! Apo do t’i gënjejë të gjithë?! A është i aftë dhe a ka mundësi që t’i gënjejë të gjithë Ronaldoja i Shqipërisë?!
Në qoftë se protestat popullore shtohen dhe ato do të vijnë duke u shtuar padiskutim, sepse njerëzit po japin shpirt, a do të mundë Rama të japë dorëheqjen prej kreut të Qeverisë?! A ka mundësi realisht të prishë kontratat me mafien dhe me trafikantët që ia blenë votat dhe e sollën në pushtet?! A do të ketë mundësi të prishë kontratat e mëdha me oligarkët kryeministri i Shqipërisë?! Jo, sigurisht. Rama ka disa kontarata të cilat i ka firmosur dhe të cilat duhet t’i respektojë deri në fund dhe nëse presioni popullor vjen në rritje, ai është i detyruar të largohet dhe të prishë disa kontrata të mëdha. Keshtu pra, Ronaldoja ynë gjendet i kapur në morseten e gjeopolitikës, por edhe të disa llogarive të brendshme prej të cilave ai nuk heq dorë dot, ndaj është i detyruar të vishet me antiplumb. Madje është i detyruar të marrë edhe masa shtesë, sepse përveç ekspertëve të sigurise ai e njeh mirë veten, që gjeja që di të bëjë më mirë se të gjitha është të jetë i pabesë. Nuk ka asnjë precendet në historinë e tij si politikan t’i ketë qëndruar dikujt në besë dhe këtë lloj cirku ka nisur ta bëjë edhe me lojtarët e mëdhenj dhe kjo mund të jetë e rrezikshme shumë. Ronaldo është në siklet të madh, pavarësisht si përpiqet të duket. Mos pafsh hasmin në pozitat që gjendet ai në këtë moment. As ka mundësi të qëndrojë, as nuk largohet dot!
Etiketa: antiplumbedi ramakreshnik osmaniRilindjeRonaldo

Të Lidhura

E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

nga 27
12:12 | 05/06/2026
0

Të kapluar nga dhimbja, familjarët e policit Enea Mekolli, që u vra dje në krye të detyrës, vajtojnë sot humbjen...

Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –

Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –

nga 27
12:09 | 05/06/2026
0

FIFA vazhdon të sjellë risi për Kupën e Botës 2026 dhe një prej ndryshimeve më të mëdha do të prekë...

365 milionë euro për 17 kilometra rrugë –

365 milionë euro për 17 kilometra rrugë –

nga 27
12:04 | 05/06/2026
0

Deputetja e PD, Elda Hoti në një deklaratë për mediat nga Kryesia e Kuvendit, ka bërë publike të dhëna mbi...

Nëse arrijmë një marrëveshje, do të takohem me Udhëheqësin Suprem të Iranit! –

Nëse arrijmë një marrëveshje, do të takohem me Udhëheqësin Suprem të Iranit! –

nga 27
11:50 | 05/06/2026
0

Donald Trump do të ndihej “i nderuar” të takohej me Udhëheqësin Suprem të Iranit, Ajatollah Mojtaba Khamenei. Presidenti amerikan tha...

Para
Protestoi për të mbrojtur banesën e saj, pezullohet nga detyra efektivja e Shqiponjave

Protestoi për të mbrojtur banesën e saj, pezullohet nga detyra efektivja e Shqiponjave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

12:12 | 05/06/2026
Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –

Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –

12:09 | 05/06/2026
365 milionë euro për 17 kilometra rrugë –

365 milionë euro për 17 kilometra rrugë –

12:04 | 05/06/2026
Nëse arrijmë një marrëveshje, do të takohem me Udhëheqësin Suprem të Iranit! –

Nëse arrijmë një marrëveshje, do të takohem me Udhëheqësin Suprem të Iranit! –

11:50 | 05/06/2026
Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës, GJKKO rrëzon Metën dhe kamerat nxirren jashtë sallës së gjyqit –

Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës, GJKKO rrëzon Metën dhe kamerat nxirren jashtë sallës së gjyqit –

11:42 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –
  • Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –
  • 365 milionë euro për 17 kilometra rrugë –
  • Nëse arrijmë një marrëveshje, do të takohem me Udhëheqësin Suprem të Iranit! –
  • Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës, GJKKO rrëzon Metën dhe kamerat nxirren jashtë sallës së gjyqit –
  • UEFA surprizon arbitrin shqiptar, i beson finale e madhe mes dy kombëtareve të njohura –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –
  • Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com