Duket se puna për zgjedhjet lokale të muajit Qershor ka nisur në kampin e socialistëve, pse jo dhe duke ofruar vende pune kundrejt marrjes së votave.
Ende pa e zyrtarizuar kanidaturën e tij për Bashkinë e Kamzës deputeti Rakip Suli ka nisur kontaktet në privat. Kështu një mësues ka denoncuar në redaksinë e Faxweb një mesazh të dërguar nga Suli, që i premton një vend pune në Kamëz.
Ndër të tjera, deputeti Suli i shkruan mësuesit: “Doja t’ju uroja dhe shpresoj dhe besoj që ju jeni vendimtar në garën time në Kamëz bashkë me kolegët”.
Kur mësuesi e pyet se nga e di emrin e tij, deputeti thotë që emrin e ka marrë nga drejtoresha e zyrës arsimore: “Emrin tuaj ma dha Ermioni nga lista e mësuesve në Drejtorinë Arsimore”.
Më poshtë deputeti i thotë mësuesit “Më kalo numrin tënd se do t’ia jap Kryetarit të PS-së në Kamëz”,duke i premtuar se nëse angazhohet në fushatë do marrë emërimin si mësues.
“Përshendetje, une kam një denoncim të fortë dhe dua ta bëj këtu te ju sepse këta legenat e Rilindjes mavi e kanë fillu blerjen e votave që tani me vende pune po ta harrojnë Rakip Suli dhe Rilindja se kanë me fitu. Unë nuk e kam problem postojeni dhe emrin tim dhe çdo gjë.
Jam Ervil Dervishi, profesor fiskulture në Kamëz. Kam 1 vit që jam shpërngulur nga Pogradeci dhe kam filluar profesor fiskulture ( i jashtëm), por Emirion Cakoni nuk ma jep emërimin si profesor i brendshëm, se do lekë.”, thuhet në mesazhin e mësuesit dërguar në redaksinë e Faxweb.al.