Voltana Ademi në një intervistë për Ora News është shprehur se po diskutohet mundësia e djegies së mandateve edhe nga kryebashkiakët e opozitës.
Kryebashkiakja e Shkodrës tha se do mbështesë çdo vendim të Partisë Demokratike.
Voltana Ademi:”Është një proces në diskutim por si anëtare e PD do mbështes çdo vendim. Opozita mori vendimin ekstrem të djegies së mandateve pasi nuk kishte zgjidhje tjetër. Vendimi u mor në një situatë të rëndë ekonomike dhe politike, ndaj njerëzit kanë dalë në shesh.
Kryeministri e njeh Shkodrën mirë ndaj edhe i trembet. Shkodranët janë njerëz të lirë, nuk marrin urdhra nga ne.”