Kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovën në Serbi, Milovan Drecun ka kërkuar që të qartësohet pozicioni i SHBA-ve ndaj Kosovës.
Ai ka theksuar se pozicioni i SHBA-ve është vendimtar nëse ata duan një zgjidhje kompromisi ose do vazhdojnë të bëjnë presion ndaj Beogradit për ta njohur pavarësinë e Kosovës.
“Në shikim të parë gjithçka është e qartë por konfuzioni publik po krijohet dhe po ushtrohet presion ndaj qeverisë në Beograd, ndërsa shqiptarët luajnë një lojë politike në linjë Haradinaj-Thaçi me qëllim të vonimit të dialogut. Presioni i SHBA-së për këtë çështje nuk po mjafton. Presionet nuk janë të forta për këtë arsye kërkesa e tyre nuk po zbatohet”, ka thënë Drecun.