Rumania do të hetojë vdekjet e revoltës që rrëzoi komunizmin – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rumania do të hetojë vdekjet e revoltës që rrëzoi komunizmin

11:34 | 09/04/2016
në Bota
0

Një vendim për të rihapur dosjet e ngjarjeve të përgjakshme të vitit 1989 ka rizgjuar shpresat e rumunëve që morën pjesë në kryengritjen anti-komuniste dhe të atyre që iu vranë të afërmit

BIRN

Kur Gabriela Birbora humbi bashkëshortin e saj më 24 dhjetor 1989, ishte pak a shumë fundi i një epoke për të. Që atëherë, kjo vejushë që jeton në Resita, në Rumaninë perëndimore, ia dedikoi kohën dhe energjinë zbulimit të përgjegjësit për vdekjen e burrit të saj gjatë protestave në 1989 që sollën rrëzimin e regjimit komunist.

Në 1990, Zyra e Prokurorit Ushtarak hapi një hetim penal për këto ngjarje, por për vite çështja u zvarrit pa asnjë rezultat. Si pasojë, Birbora vendosi t’i drejtohet Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut, GJEDN. “Do të doja të mos isha përballur me këtë situatë. Do të doja që kriminelët [që i vranë burrin] të ishin gjetur dhe ndëshkuar që në 1990. Dua vetëm që ata të identifikohen dhe të më thonë çfarë dhe kush i nxiti të kryejnë vrasjen,” tha Birbora për BIRN.

Read more

“Washington Examiner”: Lufta ligjore në Shqipëri, si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Sorosit

Pas SHBA, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

SHBA ndërpret të gjitha fondet për Shqipërinë, konfirmohet edhe për SPAK-un

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

Vitin e shkuar, GJEDNvendosi kundër Rumanisë në rastin Birbora, duke e urdhëruar atë t’i paguajë asaj kompensim për zgjatjen e procedurave kriminale.

Tetorin e shkuar, megjithatë, prokurorët rumunë i mbyllën të gjitha dosjet e lidhura me ngjarjet e 1989 duke thënë se ata nuk kishin prova për të ndjekur penalisht ndokënd, duke ia hedhur fajin e asaj që ndodhi ushtarëve që qëlluan njëri-tjetrin nga “dobësia dhe stresi”. Të mërkurën, megjithatë, Prokurori i Përgjithshëm, Bogdan Licu, e rihapi çështjen 26-vjeçare.

“Gjatë hetimit, nuk ishte kryer asnjë përpjekje për të përcaktuar aspektet kyçe të ngjarjeve në dhjetor 1989,” tha Licu. “Nuk u bë asgjë për të  vendosur se kush hapi zjarr. Në shumicën e rasteve, nuk pati autopsi dhe nuk u dha asnjë justifikim për moskryerjen e tyre.”

“Plumbat e përdorur kundër viktimave nuk u morën, përkundër asnjë arsyeje… Qartazi, ata që qëlluan nuk janë identifikuar,” shtoi Licu. Prokurorët do të hetojnë gjithashtu nëse ngjarjet në dhjetor 1989 mund të klasifikohen si gjenocid.

Vendimi është mirëpritur nga ata që u përfshinë në ngjarjet dhe të afërmit e tyre. “Ne po prisnim që kjo të ndodhte. Sipas meje, ky është një ndryshim në sjellje [në nivel politik], që nuk është parë më parë,” tha Teodor Maries, president i lidhjes “21 Dhjetori”, që përfaqëson interesin e viktimave në revolucionin rumun.

Birbora e mirëpret gjithashtu vendimin. “Dosja e revolucionit duhet të hetohet, që ne – vejushat, fëmijët dhe prindërit tanë – të mos kenë më frikë. Dikush që ka kryer një krim pa u ndëshkuar nuk mund ta përsërisë pa frikë,” shtoi ajo.

Në dhjetor 1989, rumunët zakonisht pasivë u ngritën dhe i dhanë fund sundimit 25-vjeçar të Nikolai Çausheskut me gjak. Rreth 1166 njerëz u vranë gjatë revoltës dhe Çaushesku dhe gruaja e tij, Elena, u ekzekutuan në Krishtlindje pas një gjyqi të nxituar.

Shumë rumunë thonë se nuk u intereson më revolucioni i vitit 1989 sepse janë më të shqetësuar për problemet e përditshme. Sondazhet tregojnë se rreth gjysma e popullatës beson se jeta ishte më e mirë në periudhën komuniste, me standard më të mirë jetese dhe siguri pune. Më pak se çereku i rumunëve thonë se jeta u përmirësuar që kur u rrëzua regjimi i Çausheskut, megjithëse Rumania u anëtarësua në BE në vitin 2007.

Të Lidhura

“Washington Examiner”: Lufta ligjore në Shqipëri, si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Sorosit

“Washington Examiner”: Lufta ligjore në Shqipëri, si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Sorosit

nga 27 ok
12:04 | 01/02/2025
0

"Washington Examiner", përmes një artikulli të gjatë, analizon se si administrata e ish-presidentit amerikan, Joe Biden, ndihmoi narko-shtetin e Edi Ramës,...

Pas SHBA, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

Pas SHBA, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

nga 27 ok
12:02 | 01/02/2025
0

Pas Shteteve të Bashkuara që vendosën të ngrijnë fondet për institucionet shqiptare, deri në një rishikim të të gjitha programeve...

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

SHBA ndërpret të gjitha fondet për Shqipërinë, konfirmohet edhe për SPAK-un

nga 27 ok
15:37 | 30/01/2025
0

Ambasada Amerikane në Tiranë i ka dërguar një notë diplomatike të gjithë institucioneve më të larta shqiptare, ku njoftohet ndërprerja...

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

nga 27 ok
20:31 | 20/01/2025
0

Donald Trump është betuar këtë të hënë (20 janar 2025) si presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në fjalimin...

Para
Arrestohet në Gjermani vëllai i deputetit demokrat, Enkelejd Alibeaj

Arrestohet në Gjermani vëllai i deputetit demokrat, Enkelejd Alibeaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com