Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një banesë në ndërtim në qytetin e Elbasanit.
Shpërthimi ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen “5 Maji”, shumë pranë Spitalit Psikiatrik të Elbasanit.
Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e sakta të ngjarjes, por dyshohet për një sasi municionesh, ndërkohë që policia është e pranishme në vendngjarje.
Sipas burimeve, nga shpërthimi fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.