Banorët e kodrave të liqenit të Sharrës pranë Tiranës janë alarmuar, kur kanë gjetur pranë banesave të tyre një grua të pajetë.
Gazetarja Dorjana Bezat raportoi duke iu referuar burimeve nga grupi hetimor se trupi i viktimës është gjetur përmbys dhe e veshur lehtë, jo me xhup, çka ka ngjallur dyshimet se gruaja është vrarë në një ambjent të brendshëm dhe më pas është hedhur në kodrat e liqenit të Sharrës. Në trupin e saj janë gjetur tre plumba.
Dyshohet që gruaja ka vdekur jo më shumë se 24 orët e fundit. “BalkanWeb” sjell pamjet e para nga vendi ku u gjet e masakruar gruaja që mendohet se është rreth 45 vjeç.