Basha në ish-kampin e internimit në Tepelenë: Ka ardhur koha që… – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Basha në ish-kampin e internimit në Tepelenë: Ka ardhur koha që…

13:06 | 12/02/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, vizitoi kampin e internimit të Tepelenës, i shoqëruar nga disa të mbijetuar të një prej kampeve më të tmerrshëm të diktaturës komuniste.

Simon Miraka, i mbijetuar i kampit të Tepelenës, i tregoi zotit Basha për kushtet e shfarosjes që ekzistonin në kamp: “Kazanët e gjellës ishin fuçia që u kishin shërbyer italianëve për naftë. I prenë ato, i sharruan dhe i bënë kazanë. Ai spirilëngu, ajo gjella e famshme, e quajtur gjellë, se gjellë s’ishte, kur shkonin njerëzit për ta marrë me tasa a gaveta, ishte gjithë pisllëk e naftë. Këto shkaktuan epidemi, zgjebën, kolerën dhe sëmundje të ndryshme. Vdekjet filluan me 32 vetat e parë dhe vazhduan këtu me 300 fëmijë, mosha nga 6 muaj deri në 3-4 vjeç”.

Kryetari i opozitës tha se kushtet e këtij kampi u ngritën sipas parimit të shfarosjes, i cili u zbatua më herët edhe nga nazistët: “Nga pikëpamja ligjore ky është krim kundër njerëzimit, sepse, në qoftë se 1 në 3 humbën jetën për shkak të kushteve qëllimisht shfarosëse, çnjerëzore, atëherë këtu bëhet fjalë për kamp shfarosjeje. Duke qenë se gjithçka u zhvillua edhe pa legjislacionin që diktatura e përdorte për të burgosur dhe për të ekzekutuar kundërshtarët e regjimit dhe u drejtua kryesisht kundër familjarëve të tyre, nuk ka asnjë diskutim se edhe motivi i xhelatëve që i sollën këtu, edhe mënyra e veprimit këtu kishte një qëllim, shfarosjen e tyre”.

“Majmunëria e udhëheqjes aktuale, që në poture e në gjuhë, në kuptimin e imitimit të Enver Hoxhës e të xhelatëve të tjerë, që i kanë zhytur duart në gjakun e foshnjeve e të fëmijëve, nuk është thjesht teatralizëm, është një investim i rrezikshëm për të rikthyer dramën, sepse historia tregon që një popull, i cili nuk kujton, e përsërit dramën e vet. Sot ne ballafaqohemi me mungesën e vetëdijes dhe të kujtesës. Riqarkullohen emra xhelatësh në institucionet e drejtësisë e në institucionet e shtetit dhe vazhdojnë flasin ata për drejtësi të standardeve evropiane apo janë bashkëhartues të legjislacionit të Shqipërisë të vitit 2019”, theksoi Basha.

Read more

Dosja “KURUM”/ Analizat laboratorike zbuluan përmbajtjen e rrezikshme të 2800 ton mbetjeve –

Ndryshimin nuk e shmangin dot as ata që PD duan ta mjelin si lopë –

Kush bashkon opozitën, kandidat për kryeministër –

Zëri i të rinjve në Fier: Besojini Ervinit, është shpresa jonë

Lideri i opozitës vuri në dukje gatishmërinë e PD për të ndërmarrë nisma të mëtejshme parlamentare dhe publike për dënimin e krimeve të komunizmit dhe shprehu besimin se në këtë përpjekje PD dhe opozita nuk do të ishin vetëm, por bashkë me shumë faktorë të shoqërisë, pasi kishte ardhur koha që kulti i krimit të marrë fund.

http://top-channel.tv/2019/02/12/basha-ne-ish-kampin-e-internimit-ne-tepelene-ka-ardhur-koha-qe/?fbclid=IwAR3tj7bRkewgA3TdP0STF7HgXSfbNAZEOU-ozktdSV-w0ydb3wfksvqX8O4

Etiketa: kampLulzim BashaTepelenë

Të Lidhura

Dosja “KURUM”/ Analizat laboratorike zbuluan përmbajtjen e rrezikshme të 2800 ton mbetjeve –

Dosja “KURUM”/ Analizat laboratorike zbuluan përmbajtjen e rrezikshme të 2800 ton mbetjeve –

nga 27
18:33 | 03/02/2026
0

Në kushtet e dyshimeve mbi sasinë që do të eksportohej nga subjekti Sokolaj se përmban mbetje të rrezikshme, u urdhërua...

Ndryshimin nuk e shmangin dot as ata që PD duan ta mjelin si lopë –

Ndryshimin nuk e shmangin dot as ata që PD duan ta mjelin si lopë –

nga 27
18:27 | 03/02/2026
0

“Ndryshimi është përgjegjësi”, kështu u shpreh Ervin Salianji, në takimin e zhvilluar në Fier me strukturat e Partisë Demokratike. Gjithashtu...

Kush bashkon opozitën, kandidat për kryeministër –

Kush bashkon opozitën, kandidat për kryeministër –

nga 27
18:19 | 03/02/2026
0

Teksa ka mbajtur takimin e radhës në Fier, Ervin Salianji ka bërë edhe kritika ndaj lidershipit të opozitës, Sali Berisha,...

Zëri i të rinjve në Fier: Besojini Ervinit, është shpresa jonë

Zëri i të rinjve në Fier: Besojini Ervinit, është shpresa jonë

nga 27
18:07 | 03/02/2026
0

Një i ri nga Kolonja, Ervis Gremi, mori pjesë në një takim me demokratët dhe mbështetësit e Partisë Demokratike, të...

Para
Gresa Hasa: Femër është edhe lopa

Gresa Hasa: Femër është edhe lopa

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Dosja “KURUM”/ Analizat laboratorike zbuluan përmbajtjen e rrezikshme të 2800 ton mbetjeve –

Dosja “KURUM”/ Analizat laboratorike zbuluan përmbajtjen e rrezikshme të 2800 ton mbetjeve –

18:33 | 03/02/2026
Ndryshimin nuk e shmangin dot as ata që PD duan ta mjelin si lopë –

Ndryshimin nuk e shmangin dot as ata që PD duan ta mjelin si lopë –

18:27 | 03/02/2026
Kush bashkon opozitën, kandidat për kryeministër –

Kush bashkon opozitën, kandidat për kryeministër –

18:19 | 03/02/2026
Zëri i të rinjve në Fier: Besojini Ervinit, është shpresa jonë

Zëri i të rinjve në Fier: Besojini Ervinit, është shpresa jonë

18:07 | 03/02/2026
Dosja “KURUM”/ Arrestohet drejtoresha e Agjencisë së Arsimit Parauniversitar, në mes të 33 personave nën hetim –

Dosja “KURUM”/ Arrestohet drejtoresha e Agjencisë së Arsimit Parauniversitar, në mes të 33 personave nën hetim –

17:23 | 03/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Dosja “KURUM”/ Analizat laboratorike zbuluan përmbajtjen e rrezikshme të 2800 ton mbetjeve –
  • Ndryshimin nuk e shmangin dot as ata që PD duan ta mjelin si lopë –
  • Kush bashkon opozitën, kandidat për kryeministër –
  • Zëri i të rinjve në Fier: Besojini Ervinit, është shpresa jonë
  • Dosja “KURUM”/ Arrestohet drejtoresha e Agjencisë së Arsimit Parauniversitar, në mes të 33 personave nën hetim –
  • Akuzohet për 31 vjedhje banesash në Angli, policia e Kent arreston shqiptarin nga Laçi –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Dosja “KURUM”/ Analizat laboratorike zbuluan përmbajtjen e rrezikshme të 2800 ton mbetjeve –
  • Ndryshimin nuk e shmangin dot as ata që PD duan ta mjelin si lopë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com