Për pak minuta Gjykata e Krimeve të Rënda do të vendosë për Saimir Tahirin. Por ndërsa ish-ministri pret vendimin, në ambinetet e gjykatës janë parë mbështetëset e Tahirit që kanë veshur bluza në të cilat është stampuar fytyra e tij.
Kjo seancë u shty gjatë javës së kaluar dhe ka të njëjtin objekt: kundërshtimin e ish-ministrit, i cili refuzon zgjatjen e afateve hetimore, pasi, sipas tij, prokuroria po i bën këto veprime qëllimisht.