Prania e një efektivi të policisë nënkupton siguri, por rasti i përdhunimit të minorenes në Kosovë tregon që fatkeqësisht mund të ndodhë edhe e kundërta.
Por nëse kolegu i tyre ka turpëruar moralin që duhet të ketë një efektiv policie, kjo s’i ndal policët e ndershëm që kryejnë detyrën që u takon e njëkohësisht të vuajnë ashtu si çdo tjetër shqiptar ngjarjen e rëndë.
E ndërsa qëndronin përballë protestuesve të indinjuar për abuzimin e 16-vjeçare nga Drenasi, një prej policëve nuk ka mundur të mbajë lotët, teksa po quheshin përdhunues.
Disa nga organizatorët i dhanë përqafime të gjithë policëve një nga një në shenjë respekti, ndërsa vijuan me thirrjet: “Policia është e jona.”
https://www.facebook.com/gazetablic/videos/558889737942052/