Gazetarja e kronikës në News 24, Klodiana Lala ka rrëfyer mbrëmë në emisionin “Opinion” se një tjetër rast abuzimi dyshohet të ketë ndodhur në Kavajë, përveç atij me 13-vjeçaren. Klodiana Lala, referuar informacioneve tha se psikologia e Bashkisë ka ngritur dyshime për abuzim të mundshëm me një vajzë të mitur, prindërit e së cilës janë me probleme të shëndetit mendor.
Psikologia ka ngritur dyshime se vajza mund të jetë objekt abuzimi, por pa patur ndonjë fakt konkret.
Lala tha se policia i ka dërguar informacionet në qendrën e mbrojtjes së fëmijëve për të mësuar, nëse ka ndonjë indicie konkrete. Duket se pas publikimit në media të rastit të 13-vjeçares, tashmë ka një vëmendje më të lartë ndaj rasteve të tilla.