Ta klonojmë Dafina Zeqirin – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ta klonojmë Dafina Zeqirin

10:00 | 08/02/2019
në Shqiperi
0

Nga Mira Kazhani

Fotografia e Dafina Zeqirit, këngëtares së famshme të Kosovës nuk meriton vetëm një titull në Tiranapost.al, por respektin e redaksisë. Të gjithë mund të shkruajnë një status, mund të ankohen për median, portalet, për kolegët, por të gjithë kanë në dorë si kjo artiste ta përdorin famën e tyre jo vetëm për akses, reklama në Instagram, privilegje kudo që shkojnë, por në mënyrë të veçantë në funksion të shoqërisë, të të drejtave dhe lirive të njeriut. Kur një artist vesh atletet dhe shkon në shesh me një banderolë si ajo që ka bërë Dafina Zeqiri, është një artist i angazhuar që meriton dashurinë e ndjekësve dhe fansave.

Në Amerikë ka kohë që Hollivudi dhe lëvizja #MeToo nga personazhe publikë, aktorë, këngëtarë, komedianë po jep efektet e saj sepse padyshim kur Meryl Streep thotë diçka shkon në venat e shoqërisë. Artistët kanë një fuqi që s’e kanë politikanët, faqet anonime sado me shume ndjekës. Artistët më shumë se kurrë i duhen shoqërisë për ta shpëtuar në ditët e errëta, në ditët e brishta, siç ka bërë me praninë e saj dhe me një status krejt të sinqertë e të ndjeshëm, Dafina Zeqiri e cila është një artiste e rritur në një shtëpi me shumë vajza, me nënën pa babanë dhe në këto kushte sociale duket se e di mirë se çdo të thotë të jesh grua.

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Në Prishtinë dje ka patur një protestë pas rastit të përdhunimit të një 16 vjeçareje. Në Tiranë, kemi një histori monstruoze me një 14 vjeçare në Kavajë. Ka gumëzhirë rrjeti, emisionet prime time, secili ka dhënë mend, (përfshirë dhe mua), por për fat të keq asnjë nuk ka treguar ndjeshmëri sepse nuk mjafton të themi na vjen keq apo ta cilësojmë monstruoze. Ne duhet të reagojmë me sinqeritet dhe me zemër.

Do kishte qenë fantastike sikur të gjithë këngëtarët dhe artistë shqiptarë të ishin mbledhur dhe t’i kishin thyer hundët politikës dhe medias, ata që janë larg interesave dhe që kanë një ndjeshmëri që ua ka dhënë Zoti.

Sigurisht do kishte qenë historike që adoleshentë të “Petro Ninit”, “Sami Frashërit”, të shkollave nëpër rrethe të protestonin në emër të të drejtave të vajzave. Asgjë nuk ka ndodhur sepse në Shqipëri po nuk e bëri protestën Lulzim Basha që të paguajë autobusin dhe mbi të gjitha të dalësh për interesat e dikujt tjetër dhe jo të tuat, është tipike shqiptare. Varka e këtij vendi fut ujë nga të gjitha cepat e saj. Dhe që të vijë pranvera meqë jemi në shkurt dhe e kemi në prag, nuk mjafton vetëm një Dafinë.

/tiranapost.al/

Etiketa: #MeToodafina zeqiridafinëmira kazhanipranveraPrishtinë

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Klodiana Lala: Dyshime për një tjetër rast abuzimi në Kavajë

Klodiana Lala: Dyshime për një tjetër rast abuzimi në Kavajë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

23:26 | 04/04/2026
Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

22:36 | 04/04/2026

22:32 | 04/04/2026
Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

22:14 | 04/04/2026
Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria –

Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria –

22:02 | 04/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –
  • Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –
  • Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –
  • Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –
  • Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria –
  • “Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –
  • Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com