Projekti i ‘Air Albania’, i prezantuar me bujë nga kryeministri Edi Rama, ka dështuar. Është faqja e njohur ‘Ch-aviation’ që njofton se “planet për Air Albania janë lënë në harresë ndërkohë që avioni i është i rikthyer Turqisë.”
E krijuar në vitin 1998, Ch-aviation ofron informacione për çështjet e aviacionit në nivel global.
Sipas kësaj media, avioni i dhuruar nga ‘Turkish Airlines’, të cilin kryeministri Rama e pagëzoi me emrin “Lasgushi”, në nder të poetit të madh Lasgush Poradeci, tashmë i është rikthyer kompanisë turke, pasi kompania “Air Albania” nuk ekziston dhe projekti është lënë në harresë.