Nga Ilir Seci
A din kush me na kallzue se çka arriti Samiti i parë i Diapsorës që me e marrë vesh pse po mblidhet Samiti i dytë!?
Mos u bani fasadë e korrupsionit shterrues që zbrazi Shqipninë këto 30 vitet e fundit o njerëz! Establishmenti Politik i Tiranës asht krijuesi i kësaj Diaspore ma së pari, Establishmenti asht shkaktari dhe përgjegjësi i gjakrrjedhjes kombëtare. Sipas statistikave të OKB-së këto 30 vitet e fundit 1 milion e gjysë shqiptare jane largue nga vendi, 1 milion e gjysë nga 3 milionë e gjysë banorë që kishte vendi me 1990. Thuejse gjysma e vendit…
E ashtequejtuna ministri e diasporës që ban këtë samit drejtohet nga Pandeli Majko, nji ish-kryeministër që ka kontribut të madh në zbrazjen e vendit, jo vetëm kur ishte kryeministër por tanë këto 30 vite sepse ishte dhe mbeti politikan aktiv tanë këtë kohë.
Vertetë politikan i paaftë sa s’ka ku shkon, por prapëseprapë damin e ban të madh…i paafte deri në nivele qesharake, mjafton me pa siglën e Samitit të Dytë të Diasporës, nji qyqe sigle e kanë shkrue me gabim drejtshkrimor, – “Samiti i II-të” e kanë shkrue!? Sipas drejtshkrimit të shqipes more shoku Pandi kjo asht gabim…Merr disa kurse Shqipje o Pandeliçkë se le nam – ke fillu me e folë edhe shqipen si anglishten.