Një familje me tre anëtarë nga Zeta e Malit të Zi dhe një djalë nga Podgorica u mbytën sot në Liqenin e Shkodrës, kur stuhia përmbysi varkën, në të cilën ata ndodheshin.
Lajmi është bërë i ditur nga, Radojica Rašović një tjetër person, i cili ishte në të njëjtën varkë me viktimat, raporton “Vijesti”.
Sipas dëshmitarit janë mbytur burrë e grua dhe vajza e tyre dhe një djalë i cili u përpoq t’i shpëtonte ata.
Varka kishte rreth 9 persona, të cilët kishin shkuar në Manastirin Vranjina, por të tjerët arritën që të dalën në breg, duke shpëtuar.
Ekipet e shpëtimit janë ende në vendin e ngjarjes.
Drejtori i Parkut Kombëtar të Malit të Zi, Nenad Ivanoviq, konfirmoi për “Vijesti” se një trup u gjet, ndërkohë po kërkohet për personat e tjerë.
Departamenti i Emergjencave, përfshirë edhe një helikopter ndodhen në vendin e ngjarjes, ku po punojnë për gjetjen e personave të tjerë.