Juristja e njohur Eni Çobani së bashku me ish-ministren e Kosovës, Edita Tahiri janë aksidentuar me datën 27 janar në Tropojë, pasi makina e tyre ka rrëshqitur dhe ka rënë në një humnerë.
Juristja në një reagim për “Gsh.al” është shprehur se është ende e tronditur nga ngjarja, ndërsa thotë se ajo e kishte parandjerë një gjë të tillë.
Çobani ka thënë se nëna e saj ka dshur që të shkonte me të, por ajo e kishte parandjerë diçka të keqe dhe nuk e kishte marrë me vete.
“Nëna m’u lut që të vinte me mua për të udhëtuar drejt Tropojës, por unë e parandjeva se diçka nuk do shkonte mirë dhe e ktheva në momentin e fundit. Jam ende e tronditur, kam përjetuar dhe po përjetoj shokun që më ka lënë ky aksident. Për një moment më kaloi jeta para syve”, tha Çobani.