1864/ “Liqenet Shqiptare” dhe jo “Liqeni i Ohrit” e as “Liqeni i Prespës” – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

1864/ “Liqenet Shqiptare” dhe jo “Liqeni i Ohrit” e as “Liqeni i Prespës”

09:30 | 02/02/2019
në Uncategorized
0

Nga Armand Plaka

Një skicë me ngjyra nga viti 1864, na sjell të gjallë atmosferën e atyre kohëve. Shtëpia e Mudirit, guvernatorit ( Pashait) të Ohrit. Një moment kur udhëtarja angleze, Adelaide Mary Walker ishte dhe vetë prezente. Një zonjë nga dyert fisnike shqiptare i bën një vizitë bashkëshortes së komandantit ( guvernatorit) osman, shoqëruar nga vajza e saj e vogël. Një shërbëtore ofron lule të freskëta nga kopshti i sarajeve të guvernatorit për vizitorët.

Por deri këtu nuk ka asgjë për të shënuar realisht, përveç ngjyrave të gjalla dhe një mjedisi interesant që na zhvendos në kohë të shkuara. Ajo që më duket edhe më interesante e më ka ngacmuar, është emri që ka zgjedhur qysh në titull, udhëtarja angleze Mary Adelaide WALKER, ndërsa ka botuar përmbledhjen e saj në vitin 1864, ku gjendet pra edhe kjo skicë. Në original ajo mban emrin “Through Macedonia to the Albanian Lakes”, thënë në shqip: “Nëpër Maqedoni tek liqenet shqiptare”, botuar në Londër, nga Shtëpia Botuese “Chapman and Hall”.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Kanali i Korfuzit për europianët e djeshëm, thirrej “Kanali shqiptar”

Pra, thënë më shkoqur, ajo zonë që mbart tre liqene e që sot njihen si Liqeni i Ohrit dhe “të Prespës”, e kur në asnjë rast, as nga shqiptarët nuk lakohen e nuk përmënden si “liqenet shqiptare”, jo shumë larg në kohë për të huajt njiheshin si “ liqenet shqiptare”.

E njejta gjë më ka ndodhur vite më parë, kur fare rastësisht zbulova në një revistë finlandeze, thuajse së njejtës kohë ( më konkretisht botuar në vitin 1879), se diçitura e një skice shoqëruese për Kanalin e Korfuzit, ishte: “Kanali Shqiptar”, çka më habiti jo pak, pasi konstatova se me shumë gjasa isha i pari që po e sillja në vëmendje si fakt.

Sigurisht se kjo do ketë qenë një referencë praktike, duke u nisur nga fakti se në atë kohë ajo zonë nuk ishte as e Jugosllavisë e as e Shqipërisë, sepse ato nuk ekzistonin, por si referenca gjeografike, ekzistonte Maqedonia, por ekzistonte edhe Shqipëria. E nga kjo pikëpamje, në mënyrë fare neutrale, nga të huajt ato liqene njiheshin gjerësisht si “liqenet shqiptare”, sikurse ato zona njiheshin si Maqedoni, edhe pse siç merret me mend, të banuara gjerësisht nga shqiptarët.

Kush ishte Mary Adelaide Walker?

Mary Adelaide Walker ishte një udhëtare britanike. I vëllai i saj ishte kapelan britanik që shërbente në Stamboll gjatë viteve 1850. Ajo mendohet të ketë mbërritur atje vetë pikërisht pas Luftës së Krimesë, rreth vitit 1856, duke zgjedhur të qëndronte në Lindje për rreth 40 vjet. Ndërsa jetonte në kryeqytetin osman, ajo u takua me Lady Hornby, e njohur për kronikat e saj të ilustruara me titull: “Kostandinopoja gjatë Luftësë së Krimesë”.

Në vitin 1860, Walker ndoqi të vëllanë drejt Selanikut, ndërsa ai mori një post si famullitar në atë qytet. Ajo si pasojë pati mundësi të bënte një tur të gjerë nëpër Greqinë Veriore. Nga Stambolli ajo udhëtoi drejt Kavallës dhe Filipolit nëpërmjet Dardaneleve. Më pas ajo udhëtoi rreth Malit Atos e gadishullit aty rrotull Selanikut duke vijuar nëpër Pela, Edessa, në Maqedoni, – Bitola (Manastir), Ohër, e pjesërisht në Shqipëri për të vijuar më tej me Kastorian dhe Follorinën.

Ajo shkroi një seri librash rreth udhëtimeve që kreu në atë që shihej si Turqia Europiane, duke u marrë posaçërisht edhe me doket, traditat e kostumet në ato zona të ish-Perandorisë Osmane. Gravurat, skicat dhe punimet litografike në librin me titull “Nëpër Maqedoni tek liqenet shqiptare” janë tërësisht punime origjinale të vetë zonjës Walker.

Etiketa: Armand PlakaliqeneOhriPrespë

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
BE: Britanikët lëvizin pa viza, edhe nëse s’ka marrëveshje për Brexit

BE: Britanikët lëvizin pa viza, edhe nëse s’ka marrëveshje për Brexit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com