I ftohti polar që ka gjunjëzuar “Midwest”-in amerikan me temperatura ekstremisht të ulëta, fajësohet për të paktën 12 vdekje.
Me termometrin që shënoi -32 gradë Celsius, Chicago theu rekordin e saj të vitit 1985, duke shtyrë banorët të flisnin për një situatë edhe më keq sesa në Siberi.
Illinoisi, Michigani dhe Wisconsin kanë shpallur ndërkohë gjendjen e jashtëzakonshme. Mijëra fluturime janë anuluar, shkolla e universitete janë mbyllur, e në disa zona është pezulluar dhe shërbimi postar. Megjithatë, shtetet jugore si Florida u kanë shpëtuar deri tani ngricave që ka sjellë me vete “vorbulla polare”.