Është anuluar koncensioni i aksit rrugor Thumanë-Kashar, i cili ishte përfituar nga ana e kompanisë Gener 2. Lajmi është dhënë përmes një deklarate për mediat nga ana e ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku.
Sipas ministres së sapozgjedhur Balluku fondi i ndërtimit të kësaj rruge do të shkojë për Paktin për Universitetin.
“Kam vendosur ndërprerjen e partneritetit publik privat për aksi Thuman-Kashar, dhe këto fonde do të shkojnë për “Paktin për Universitetin” për ndërtimin e infrastrukturës”, u shpreh Balluku.
E pyetur për arsyet e kësaj vendimmarrje, Balluku deklaroi se për momentalisht rëndësi më të madhe për qeverinë ka pikërisht gjendja e universiteteve në vend dhe arsimi i lartë.
Rruga Thumanë-Kashar do të ishte me gjatësi totale 20.8 kilometra, dhe do ti kushtonte Buxhetit të Shtetit rreth 226 milionë euro.