Studentët vijojnë protestën e tyre, ndërsa disa prej tyre qëndrojnë të ngujuar në Fakultetin e Juridikut, Ekonomikut dhe Inxhinierisë, ku vijojnë prej ditës së enjte.
Studentët u shprehën se policia private nuk ka lejuar futjen e ushqimit në fakultet si dhe nuk u është siguruar një klasë me ngrohje. Ata thanë se që në orën 8 janë lejuar të dalin jashtë për tu ushqyer, por tashmë nuk i lejojnë të hynë.
Policia private thanë studentët ka kërkuar ndërhyrjen e Policisë së Shtetit, por vetë kjo e fundit nuk e kupton pse është thirrur. Studentët thanë se nëse do të duhet ata do të pëplasen edhe me policinë, pasi po tentojnë që t’i nxjerrin të gjithë jashtë. Ata shprehen se pa plotësimin e 8 kërkesave nuk do të ketë normalizim të situatës.
https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/379668636165176/